Vetmia rrit rrezikun nga vdekshmëria
Studime të reja kanë treguar që vetmia është po aq e rrezikshme për shëndetin sa obeziteti.
Të qenit të izoluar ose jeta në vetmi rrisin dukshëm gjasat e vdekjes së hershme, në një masë të njëjtë si obeziteti.
Studime të ndryshme kanë lidhur vetminë me kualitet të dobët të jetës, gjë që ndikon direkt në jetëgjatësinë.
Autorja e studimit Julianne Holt-Lunstad nga universiteti “Brigham Young” ka thënë që izolimi dhe vetmia është një nga indikatorët kyçë të shëndetit, i cili ndikon në uljen e jetëgjatësisë.
Afërsisht 42.6 milionë persona të moshës madhore jetojnë të vetmuar vetëm në SHBA.
Ndërsa në Britani 3.9 milionë persona kanë thënë që televizioni është shoqëruesi i tyre i vetëm.