Shefi i NATO-s: Nuk ia kam paraqitur Trumpit një plan për paqen në Ukrainë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale nëse i kishte paraqitur Donald Trumpit një plan paqeje për Ukrainën.
“Nuk ka asnjë plan paqeje në tryezë”, tha Rutte.
“Nëse ka një plan paqeje, ai është ajo që tha presidenti të premten ose të dielën e kaluar, që është ‘ndaloni aty ku jeni, ndaloni luftimet’”, shtoi ai.
Ndërkaq, SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, duke përmendur “mungesën e angazhimit serioz” të Moskës ndaj një procesi paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se masat synojnë sektorin e energjisë të Rusisë për të “degraduar aftësinë e Kremlinit për të mbledhur të ardhura për makinën e tij të luftës” dhe për të “mbështetur ekonominë e tij të dobësuar”. /abcnews