Policia tentoi ta ndalonte, shoferi në Zubin Potok godet policin me veturë dhe ikën

Një zyrtar policor është lënduar, pasi është goditur nga një veturë në Zubin Potok.

Rasti ka ndodhur kur njësiti policor në një pikë kontrolli ka tentuar ta ndalojë veturën, e cila është larguar me shpejtësi, duke goditur njërin nga zyrtarët policorë, transmeton Zeri.info.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, ka njoftuar Policia. /Zëri