Superylli i Hollywood-it Tom Hanks u duk krejtësisht i panjohur në metronë e New Yorkut
Aktori i njohur i Hollywoodit, Tom Hanks, është pikasur së fundmi duke udhëtuar me metronë e qytetit të New Yorkut.
Ylli i filmit “Forrest Gump”, dhe dy herë fituesi i çmimit Oscar, u fotografua të martën derisa po udhëtonte me një tren të linjës 6 në drejtim veri.
Aktori ishte përpjekur të mos binte në sy. Ai kishte vendosur një maskë në fytyrë, derisa kishte vendosur po ashtu një kapele leshi ngjyrë jeshile, derisa kishte vendosur po ashtu edhe syze.
Ai e kishte kompletuar veshjen e rastësishme me pantallona të errëta dhe këpucë të zeza klasike, ndërsa mbante me vete edhe një çantë ngjyrë jeshile për udhëtimin.
Një foto tjetër tregonte aktorin e filmit “Cast Away” duke parë drejt e në kamera, teksa mbahej në një dorezë të metrosë, ndërsa një tjetër e tregonte duke qëndruar në këmbë dhe duke u kapur me të dyja duart për dorezat e trenit.