Real Madrid – Juventus, formacionet e mundshme të derbit të Ligës së Kampionëve
Real Madridi dhe Juventusi do të ndeshen në derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës.
Juventusi nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Megjithatë, Igor Tudor argumentoi të martën se skuadra nuk është në krizë, pasi më pak gabime të gjyqtarëve dhe një orar i ndryshëm ndeshjesh do të kishin bërë që Bianconerët të ishin liderët e tabelës në Serie A.
Disa burime në Itali, përfshirë Sky Sport dhe Gazzetta dello Sport, raportojnë se Manuel Locatelli do të fillojë ndeshjen nga stoli në ‘Bernabeu’ sonte, duke i lënë vend Khephren Thuram, Teun Koopmeiners dhe Weston McKennie në mesfushë.
Dusan Vlahovic dhe Kenan Yildiz pritet të luajnë si titullar në sulm, ndërsa Lois Openda, Jonathan David dhe Edon Zhegrova do të jenë në stol.
Në anën tjetër, Xabi Alonso nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion, përveç atyre të detyruara në mbrojtje shkaku i lëndimeve.
Federico Valverde do të kthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa nga një fanellë titullarë do ta kenë edhe yjet si Jude Bellingham, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe.
Formacionet e mundshme
Real Madrid (4-3-3): Courtois: Valverde, Militao, Asencio, Carreras; Tchouameni, Guler, Bellingham; Mastantuono, Mbappe, Vinicius.
Juventus (3-5-2): Di Gregorio, Gatti, Rugani, Kelly; Kalulu, Koopmeiners, Thuram, Cambiaso; McKennie, Yildiz; Vlahovic. /telegrafi