Barcelona shënon fitore të thellë ndaj Olympiacosit
Barcelona ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Olympiacos në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin olimpik “Lluis Companys” përfundoi me rezultat 6-1.
Tre gola u shënuan nga Fermin Lopez duke regjistruar het-trik, kurse dy nga Rashford dhe me një kontribuoi Yamal nga penalltia.
Kurse, për skuadrën mysafire realizoi El Kaabi.
Pas kësaj fitore, Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pike, kurse Olympiacosi i 32-ti me një sosh. /Zëri