Zyrtare: Kompany vazhdon kontratën me Bayern Munchen

Bayern dhe Vincent Kompany kanë zgjatur kontratën e tyre deri më 30 qershor 2029.

Kontrata aktuale e trajnerit kryesor skadonte në verën e vitit 2027, transmeton klankosova.tv.

Kompany, 39 vjeç, mbërriti në Mynih nga Burnley  përpara sezonit 2024/25 dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të Bundesligës në vitin e tij të parë. Belgu gjithashtu ngriti Superkupën me Bayernin në fillim të këtij sezoni.

Vincent Kompany:

“Jam mirënjohës, i nderuar dhe do të doja të falënderoja FC Bayern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë dhënë që nga dita e parë. Ndihem sikur kam qenë këtu shumë më gjatë dhe se e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer deri më tani. Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë më tepër suksese!”

Herbert Hainer, president:

“Zgjatja e kontratës me Vincent Kompany është një votë e fortë besimi nga klubi pas punës së shkëlqyer që ai ka bërë deri më tani, si dhe një shenjë e qartë për vazhdimësi dhe stabilitet te FC Bayern. Vincent gëzon respekt të lartë nga lojtarët, menaxhmenti i klubit dhe tifozët. Jemi të lumtur për zgjatjen e hershme të bashkëpunimit tonë”.

Bayern edhe sivjet është favoriti kryesor për titull në Bundesliga, si dhe një nga 3-4 klubet më të forta aktualisht në Evropë, dhe pretendent për ta firuar Ligën e Kampionëve.