Nga spitali në qeli, Fatmir Shehollin e kthejnë në paraburgim

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.