Milani rimerr kreun e Serie A, fiton ndaj Fiorentinas
AC Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Fiorentinas, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të ngushtë 2-1.
Milan ishte skuadër më e mirë nga fillimi, ku dominoi në posedim dhe rastet e krijuara por që assesi s’po arrinte t’i finalizonte.
Kur askush s’e priste, Fiorentina krijoi një aksion të shpejtë, me Robin Gosens që e zhbllokoi rezultatin (55’).
Sidoqoftë, gëzimi zgjati vetëm tetë minuta, me Rafael Leao që shënoi një supergol nga distanca për ta barazuar rezultatin (63’).
Ndërsa, përmbysjen e siguruan falë një penalltie pasi Gimenez u faulua në zonë. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Leao që s’i dha asnjë shans David de Geas.
Milan kësisoj bëhet lideri më i ri në kampionatin italian me 16 pikë, derisa Fiorentina renditet në pozitën e 18-të me tre sosh.