Blero jep detaje për gjendjen shëndetësore të Blertës: Kemi durim dhe shpresë

Ditë më parë, Blero Syla, bashkëshorti i Blerta Sylës ka njoftuar se gruaja e tij gjendet në një spital në Spanjë, pasi pati një ndërhyrje kirurgjikale.

Tani ai përmes një postimi në TikTok, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e Blertës.

Sipas Bleros, Blerta po shërohet nga operacioni por vazhdon të ketë shumë dhimbje.

Ai ka ndarë me ndjekësit një pjesë të përditshmërisë nga spitali.

Kjo është një pjesë e vogël e përditshmërisë sonë për momentin në spital, kur unë përgatis ushqimin parenteral (nëpërmjet venës) për të. Blerta vazhdon të luftojë me dhimbje të forta, trajtohet me ilaçe të forta kundër dhimbjeve dhe mjeku vjen dy herë në ditë për ta parë dhe për të provuar të kuptojë dhe zgjidhë simptomat aktuale.

“Blerta po shërohet ende nga operacioni, por fatkeqësisht te ajo zgjat shumë më tepër, pasi ka kaluar tashmë kaq shumë operacione. Ne kemi durim dhe shpresë, dhe falënderojmë të gjithë ata që vazhdojnë të mendojnë dhe të luten për Blertën”, shkroi ai.