Vajzat binjake të Diddy-t, Jessie dhe D’Lila, marrin pjesë në eventin e Kylie Jenner mes dramave ligjore të babait të tyre

Pavarësisht situatës së vështirë familjare, Jessie dhe D’Lila Combs, binjaket 18-vjeçare të reperit të dënuar Sean “Diddy” Combs, u shfaqën me buzëqeshje në eventin glamuroz të organizuar nga Kylie Jenner në West Hollywood.

Vajzat, të njohura për stilin e tyre të koordinuar, mbërritën në festën e 10-vjetorit të Kylie Cosmetics të veshura njësoj me tuta rozë nga Body by Raven, duke reflektuar një energji pozitive, ndonëse babai i tyre aktualisht ndodhet në burg, ku po vuan një dënim mbi katër vjet për akuza të rënd.

Jessie dhe D’Lila nuk u kursyen në detaje: ato kishin grim të njëjtë me tone rozë-vjollce, onde të gjata në flokë dhe bizhuteri të njëjta me diamante, që i ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram pas eventit, duke e titulluar postimin: “King Kylie” dhe duke shtuar këngën më të fundit nga albumi i Terror Jr, shkruan DailyMail.

Ai u dënua për dy akuza për transportim për prostitucion, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe shantazh.

Megjithatë, artisti i njohur u godit nga një tjetër vendim gjyqësor këtë tetor, ku u urdhërua të paguajë një gjobë prej 500 mijë dollarësh (afërsisht 470 mijë euro) për dhunën ndaj ish-partneres së tij Cassie Ventura, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik, sidomos pasi pamjet e dhunës dolën në dritë.

Pavarësisht situatës, Jessie dhe D’Lila janë shfaqur të palëkundura dhe në mbështetje të njëra-tjetrës.

Pas vdekjes së nënës së tyre, Kim Porter, në vitin 2018, binjaket janë rritur nën kujdesin e Diddy-t dhe kanë qëndruar pranë tij gjatë të gjithë proceseve ligjore