Grenelli shpërthen ndaj Gjykatës së Hagës: Totalisht e korruptuar, t’i ndalet financimi
Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell është deklaruar sërish sot për Gjykatën Speciale.
Në një postim në llogarinë e tij në X, ai shkruan se kjo gjykatë “është totalisht e korruptuar dhe duhet t’i ndalet financimi”.
“Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg. Gjykimi ka filluar së fundmi”, shkruan mes tjerash Grenell, transmeton Klankosova.tv.
Ai reagoi edhe një ditë më parë për protestën e mbajtur në Tiranë kundër kësaj gjykate me seli në Hagë.
Grenelli e shpërndau një video nga pjesëmarrja e mijëra qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke shkruar se “Haga është jashtë kontrollit” dhe se “kjo është ajo çfarë ka bërë Jack Smithi”.