Vedat Muriqi shkëlqen në përmbysjen e Mallorcas ndaj Sevillas

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike në La Liga, këtë herë në përmbysjen e madhe të Mallorcas ndaj Sevillas.

Muriqi gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin, kurse pastaj i inkuadruari Mateo Joseph realizoi dy herë tjera për epilogun përfundimtar 1-3.

Brenda 89 minutave në fushë, Muriqi kishe 11 nga 15 pasime e tentuara të sakta, e “vodhi” topin tre herë kurse fitoi tre duele, një prej tyre ishte në ajër.

Kësisoj, nga “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.6, që ishte e dyta më e larta në ndeshje kuptohet pas Joseph.

Për Muriqin ky është goli i pestë në tetë paraqitje në La Liga, duke e barazuar me gola dyshen Vinicius Jr e Eyong të Levantes dhe renditen vetëm pas Kylian Mbappe (9) dhe Julian Alvarez (6) në kampionatin spanjoll.