Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Kapiteni i FKS-së, Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç ka njoftuar FSK-ja, trajnimi ka për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

“FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardet me të larta të vendeve të NATO-s”, thuhet në njoftim. /Zëri