Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohet i dyshuari
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datë 17.10.2025, rreth orës 16:15, është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, raporton Zeri,info.
"Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa dy persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor", thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole njëqind e dyzet e nënte fishek dhe gjashtëmbëdhjetë gëzhoja.
"Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti", thuhet në njoftimin e PK-së.