Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dalë nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të takimit që pati me homologun e tij, Donald Trump.
Kjo shënon përfundimin e drekës së tij të punës me dyer të mbyllura me Trumpin, pas 40 minutave të pyetjeve nga gazetarët pak më herët, shkruan BBC.
Gjatë bisedës me gazetarë, Zelensky u shpreh se ai dhe Trumpi kanë filluar ta kuptojnë njëri-tjetrin, teksa Trumpi u shpreh se “ndoshta Putini po më mashtron për kohë” për sa i përket ndalimit të ftesës në Ukrainë.