Zelensky: Mendoj se mund ta përfundojmë luftën me ndihmën e Trumpit

Presidenti ukrainas, Volodymar Zelensky falënderoi mikpritësit e tij dhe përgëzoi homologun e tij amerikan, Donald  Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

“Mendoj se mund ta përfundojmë këtë luftë me ndihmën tuaj”, thotë Zelensky.

Ai shtoi se Rusia nuk po ka shumë sukses në fushën e betejës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti ukrainas deklaroi se ka pasur takime me disa kompani amerikane të energjisë që janë të gatshme të investojnë kur të mbarojë lufta.

Trump, nga ana tjetër i dha komplimente Zelenskyt për “xhaketën shumë elegante”.