Garda Kombëtare e FSK-së realizon garën “Shpëtimtari 2025”
Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Regjimenti i Mbrojtjes Civile ka realizuar garën “Shpëtimtari 2025”. Në këtë garë ishin pjesëmarrëse njësitet e Kërkim Shpëtimit, Materieve të Rrezikshme dhe Deminimit.
Sipas Forcës së Sigurisë së Kosovës, gara u realizua me qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale, fizike dhe taktike të pjesëtarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe frymën garuese ndërmjet ekipeve.