Shqipëria ngjitet në vendin e 61-të në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka treguar progres të jashtëzakonshëm në renditjen e re të FIFA-s.

Kuqezinjtë tashmë gjenden në vendin e 61-të në ranglistë.

Shqipëria pati përparim për pesë pozita, pas performancës gjatë këtij muaji.

Fitorja historike ndaj Serbisë në Leskoc dhe triumfi në miqësore ndaj Jordanisë ndikuan në këtë progres të Shqipërisë.