Sot nis numërimi i votave të diasporës

KQZ-ja ka bërë të ditur se sot do të nisë numërimi i fletëvotimeve të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, numërimi do të nisë prej orës 18:00, transmeton Zeri.info.

Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon verifikimi dhe numërimi i votave nga komunat e Kosovës. /Zëri