Denat Makolli fiton trofe në WTT Youth Contender Podgorica 2025
Sportisti Denat Makolli është kthyer me trofe nga gara botërore WTT Youth Contender Podgorica 2025, ku pati një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë garës, njofton Federata e Pingpongut e Kosovës, transmeton “Zëri”.
Në gjysmëfinale, Denati shënoi fitore të rëndësishme ndaj serbit Bence Namestovski, duke siguruar vendin në finalen e madhe të turneut.
Ndonëse në finale pati një paraqitje të shkëlqyer, Denati u mposht nga sllovaku Juraj De Miguel, i cili u shpall fitues për kategorinë U-11.
Ky është një rezultat i madh për sportistin e ri kosovar dhe një arritje domethënëse për pingpongun e Kosovës.