Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, shkruan Zeri.info.
Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 12 e 15 gradë Celsius.
Ndërkaq era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: