Komandanti i KFOR-it dhe Malaj flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,j Petrit Malaj, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
KFOR njofton se takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit.
Në njoftim theksohet se Gjeneral Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë ndaj KFOR-it, duke vlerësuar profesionalizmin e trupave shqiptare dhe duke vënë në dukje kontributin e tyre pozitiv në mision.