Konfiskohet BMW XM me targa zvicerane në Prizren, shoferi kishte 114 gjoba
Sot rreth orës 12:31, patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, përmes radarit mobil, ka identifikuar kundërvajtjen e shkaktuar nga drejtuesi i veturës BMW XM me targa zvicerane, i cili ka qarkulluar me 77 km/h në zonën me kufizim prej 50 km/h.
Policia ka njoftuar se, pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi ka qenë nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik. Si pasojë, patrulla ka konfiskuar automjetin në bazë të nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, si dhe i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.
Policia ka konstatuar se shoferi kishte 114 gjoba, transmeton Zeri.info.
“Duke qenë se kundërvajtësi është me nënshteëtësi zvicerane, do të zbatohen procedurat për njoftimin e autoriteteve zvicerane lidhur me ndalesën për drejtimin e mjetit motorik”
“Nga të dhënat në sistemin SIPK, rezulton se personi në fjalë ka të evidentuara 114 gjoba, prej të cilave 18 vetëm në dy vitet e fundit, ku 3 prej tyre lidhen me nenin 246 paragrafi 5 – drejtim i mjetit motorik nën masën e ndalesës”, thuhet në njoftim. /Zëri