Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave në Gjilan, të dyshuar për vjedhje

Policia Rajonale në Gjilan ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të PK-së, Drejtoria është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar, raporton Zeri.info.

“Kushdo që ka informacion lidhur me identitetin ose vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të kontaktojë menjëherë:

192

038 508 07001

info@kosovopolice.com

Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”.