Gërvalla pas pritjes së Von der Leyenit në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në
Gërvalla pas pritjes me Von der Leyen në Prishtinë: Kosova forcon reformat dhe afrimin me BE-në
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vizita e saj në Prishtinë vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e BE-së.
Derisa, ajo shtoi se po punon ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pata nderin ta mirëpres znj. Ursula von der Leyenin, presidente e Komisionit Evropian. Vizita e saj në Prishtinë vjen në një moment kur Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e BE-së. Si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. /teve1