Astronomët zbulojnë unaza të dyfishta në hapësirë
Një strukturë e pazakontë me unaza të dyfishta e vërejtur në hapësirë me ndihmën e shkencëtarëve ka rezultuar të jetë një fenomen i rrallë kozmik.
”Anomalia qiellore, e kapur nga një radioteleskop, është një “rreth radio” ose e njohur ndryshe dhe si ORC, një nga strukturat më të rralla dhe më misterioze në univers”, theksoi Dr. Ananda Hota, autorja kryesore i një studimi të botuar në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.
ORC ka të ngjarë të përbëhen nga plazma e magnetizuar ,një gaz i ngarkuar që ndikohet nga fushat magnetike, dhe janë aq masivë sa galaktika të tëra ndodhen në qendrat e tyre. Duke u shtrirë në qindra mijëra vite dritë, ato shpesh arrijnë 10 deri në 20 herë madhësinë e galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Por ato janë gjithashtu tepër të zbehta dhe zakonisht të dallueshme vetëm përmes dritës së radioteleskopëve.
“ORC janë ndër strukturat kozmike më të çuditshme dhe të bukura që kemi parë ndonjëherë ,ato mund të mbajnë të dhëna jetësore se si evoluojnë galaktikat dhe vrimat e zeza”, shkroi Hota.
Një hap gjigant për shkencën
Rrathët e çuditshëm radio ose unazat e dyfishta u zbuluan për herë të parë rreth gjashtë vjet më parë, por strukturat mbetën të pakapshme.
ORC u dallua nga Teleskopi Low Frequency Array (LOFAR), i cili përbëhet nga mijëra antena në Holandë dhe në të gjithë Evropën dhe është radioteleskopi më i madh dhe më i ndjeshëm që vepron në frekuenca të ulëta.
Edhe pse shkencëtarët e RAD@home nuk ishin trajnuar posaçërisht për të kërkuar rrathë të dyfishtë, struktura e pazakontë me unaza spikati, duke shënuar ORC-un e pare të identifikuar duke përdorur LOFAR. Unazat duket se kryqëzohen, gjë që studiuesit besojnë se është për shkak të pikës sonë të favorshme nga Toka, por ato ka të ngjarë të jenë të ndara në hapësirë.
“Ne besojme se një shperthim i fuqishem ndodhi në galaktikën qendrore,” tha Hota.
“Vala e goditjes ose shpërthimit që rezultoi mund të ketë rienergjizuar retë e lashta të plazmës së magnetizuar, duke i bërë ato të shkëlqejnë përsëri si unaza te dyfishta.”
Vrimat e zeza nuk i gëlltisin drejtpërdrejt yjet, gazin dhe pluhurin. Përkundrazi, ky material bie në një disk rrotullues rreth vrimës së zezë. Ndërsa mbetjet rrotullohen më shpejt, ato mbinxehen. Fushat magnetike të fuqishme rreth vrimave të zeza ndihmojnë në kalimin e këtyre grimcave energjike dhe të mbinxehura larg vrimave të zeza në rryma që pothuajse arrijnë shpejtësinë e dritës.
Të dy ORC-et janë në galaktika që ndodhen brenda grumbujve më të mëdhenj të galaktikave, që do të thotë se rrymat që lëshohen nga vrimat e tyre të zeza supermasive bashkëveprojnë me plazmën e nxehtë përreth që mund të ndihmojë në formësimin e unazave, u shpreh Hota.
Enigma galaktike të vazhdueshme
Ky zbulim i lejon studiuesit të shikojnë prapa në kohë. Ekipi beson se fenomeni mund të shërbejë si një mënyrë për të regjistruar dhe ruajtur ngjarjet e kaluara dhe të dhunshme që formësuan galaktikat miliarda vjet më parë.
Drita nga ORC ka udhëtuar për 7.5 miliardë vjet për të arritur në Tokë dhe mund të ofrojë njohuri mbi rolet që luajnë unazat e dyfishta në evolucionin e galaktikave në periudha të ndryshme kohore.
“Duke i studiuar ato në periudha të ndryshme kozmike, ne mund të fillojmë të zbulojmë se si shpërthime të tilla energjike ndikojnë në gazin përreth dhe shkaktojnë formimin e yjeve”, vuri në dukje Hota.
Shumë pyetje mbeten rreth unazave te dyfishta, duke përfshirë faktin pse astronomët i shohin ato vetëm në përmasa kaq të mëdha.