Përditësohen rezultatet në Prishtinë, ndryshon lista e të parëve për Asamble

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

LDK-ja renditet si parti e parë me 30,81 për qind, LVV-ja e dyta me 21,46 për qind, PDK me 21,28 për qind dhe AAK me 10,14 për qind. Deri tani janë numëruar 31 vendvotime.

Në listën e LDK i pari është Përparim Rama, si bartës liste me 2 mijë e 924 vota. Pas tij renditen Bujar Gashi me 187 vota, Bekim Gashi me 148, Milazim Vitija me 137 dhe Fadil Aliu me 115.

Te LVV-ja e para është Mrika Limani Myrtaj, si bartëse liste, me 2 mijë e 37 vota, e ndjekur nga Gëzim Sveçla me 144, Jeta Bujari me 119, Feim Osmani me 92 dhe Avni Osmani me 91.

Tek PDK-ja prin Uran Ismaili si bartës liste me 2 mijë e 20 vota. Agron Canolli është i dyti me 109 vota, Besianë Masmurati me 108, Leutrim Retkoceri 78 vota dhe Ilirim Musliu me 74 vota.

Tek lista e AAK-së, Bekë Berisha si Kryesues ka 962 vota, i ndjekur nga Kreshnik Smajlaj me 78, Bahri Gashi me 72, Arsim Binaku me 55 dhe Yll Bogaj me 52.

Për të përfunduar numërimi, janë edhe 237 vendvotime. Përkthyer në përqindje, i bie që deri tash janë numëruar 11.57 për qind.

Prishtina do të shkojë në balotazh më 9 nëntor për Kryetar Komune, ku do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeku i LVV-së.