Shkon në 28 numri i Kombëtareve që e siguruan kualifikimin në Botëror
Ka shkuar në 28 numri i ekipeve kombëtare që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionat Botëror.
Dritarja e FIFA-s për ndeshjet e tetorit u mbyll përfundimisht mbrëmë, ndërsa u zbuluan emra të rinj që e prenë biletën për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
Nga Evropa vetëm Anglia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026, ndërsa kanë mbetur edhe 15 vende të lira nga Kontinenti i Vjetër, ku një vend në garën më të madhe të futbollit botëror po e kërkojnë edhe Kosova e Shqipëria.
Në Botërorin e vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 48 Kombëtare, që nënkupton se të lira janë edhe 20 vende.
Më poshtë mund ta shihni listën e 28 Kombëtareve të kualifikuara tashmë në Botëror:
ORGANIZATORË
SHBA
Kanadaja
Meksika
EVROPA
Anglia
AZIA
Arabia Saudite
Australia
Irani
Japonia
Jordania
Katari
Koreja e Jugut
Uzbekistani
AFRIKA
Afrika e Jugut
Algjeria
Bregu i Fildishtë
Egjipti
Gana
Kepi i Gjelbër
Maroku
Senegali
Tunizia
AMERIKA E JUGUT
Argjentina
Brazili
Ekuadori
Kolumbia
Paraguai
Uruguai
OQEANIA
Zelanda e Re.