Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës Trepça sonte nis rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi. Kjo është hera e dytë radhazi që “Xehetarët” janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweigun.

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15.