Izraeli rihap pikën kufitare të Rafahut, të paktën 600 kamionë me ndihma do të hyjnë në Rripin e Gazës
Izraeli ka njoftuar se do të rihapë pikën kufitare në Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës me qëllim lejimin e ndihmës humanitare për palestinezët.
Të paktën 600 kamionë me ndihma do të hyjnë në Rripin e Gazës.
Rihapja e pikës kufitare Rafah, e cila u vendos “në nivel politik”, vjen pasi Hamasi dorëzoi katër trupa të tjerë pengjesh si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të pranuar si nga organizata palestineze ashtu edhe nga Izraeli. /abcnews