Anglia siguron kualifikimin në Botëror
Anglia e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, pas një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Letonisë.
Skuadra e Thomas Tuchelit ka dominuar në grupin e saj gjatë gjithë fazës kualifikuese, dhe fitorja e sotme e dërgon Anglinë në turneun final të verës së ardhshme me dy ndeshje ende për t’u zhvillua. Në gjashtë ndeshjet e Grupit K deri më tani, Anglia nuk ka pësuar asnjë gol, ka shënuar 18 dhe ka tubuar 18 pikë, raporton Klankosova.tv.
Tani për Tuchelin dhe ekipin e tij kanë mbetur edhe dy ndeshje: kundër Serbisë më 13 nëntor në “Wembley Stadium” dhe ndaj Shqipërisë më 16 nëntor në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Në përballjet e para, Anglia kishte fituar 5-0 ndaj Serbisë dhe 2-0 ndaj Shqipërisë.
Në Grupin K, Shqipëria zë vendin e dytë me 11 pikë, e ndjekur nga Serbia me 10, Letonia me 5 dhe Andorra 1.
Botërori i vitit të ardhshëm do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Shorti për fazën e grupeve të “Katar 2026” do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, ku pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në ceremoninë që do të zhvillohet në Qendrën “John F. Kennedy”.