Flet realizatori i eurogolit ndaj Jordanisë: I lumtur për golin e parë, tani mendojmë për nëntorin

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë me rezultat 4-2, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, një ndër autorët e golave ishte edhe Arbër Hoxha, i cili realizoi një gol tejet të bukur.

Pas ndeshjes ai u shpreh tejet i lumtur për faktin se gjeti golin e tij të parë me fanellën e Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë. Jam shumë i kënaqur. Po bëjmë mirë, edhe me fitoren me Serbinë. Tani mendojmë për nëntorin”.

“Gjithmonë është vështirë për golin e parë, por shpresoj të vijnë edhe të tjerët”.

"Isha gjithmonë i dyfishuar pasi Jordania luajti me 5 dhe mundohesha të kaloja nga vija. Ka qenë periudhë e vështirë te klubi për shkak se janë ndërruar shumë trajnerë”.

“Ky që ka ardhur ka besim tek unë. E dinë të gjithë që lojtarët duan besim për të ecur përpara”, ka thënë Hoxha.