Ky është kushti i Nismës për të qeverisur me Kurtin

Nisma Socialdemokrate është e gatshme të ulet në tavolinën e bisedimeve, nëse marrin një ftesë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku do të diskutohej për formimin e Qeverisë.

Deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në një intervistë për Ekonominë Online ka treguar kushtin mbi të cilin do të diskutonin, e që është ai për pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, meqenëse Dimal Bash nuk konsiderohet figura që sipas tyre do të duhej të ishte në krye të këtij institucioni.

‘‘Siç e keni dëgjuar dhe ju, të njëjtin lajm e kam marrë dhe ne nuk ka ende sepse jemi në proces të përfundimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe sigurisht nëse do të ketë një ftesë ne do të ulemi prapë me bisedu. Jemi të përgjegjshëm për situatën politike dhe kemi me u përgjigj në bazë të rrethanave të reja, nëse ka një vendimmarrje të re politike”, tha Izmaku.

Izmaku ka thënë se nuk kapërcehet fakti që në krye të Kuvendit të Kosovës të qëndrojë Dimal Basha, duke iu referuar këtu publikimit për UÇK-në.

“Sigurisht me rikthy autoritetin e Kuvendit. Ne kemi qenë kundër me pasë në krye, sidomos pas skandalit që doli me publikimet shkencore në raport me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare, pra është diçka që nuk kapërcehet sepse ju e dini ë këto ditë rrethanat janë të reja sa i përket procesit në Hagë ku dimë që Shqipëria ka ftuar një proteste gjithëpopullore dhe pritet një situatë e re dhe atje. Dhe s’ka asnjë logjikë me pasë në kë krye të Kuvendit Republika e Kosovës një person ë tenton personalitetin me rritë duke vendosur të tilla elemente në luftën çlirimtare. Ky ka qenë elementi i parë që kemi kërkuar. Besoj që Vetëvendosje ka ide më të mira sesa me këtë votim, që e përkrahen fatkeqësisht edhe një pjesë e opozitës”.

Deputetja Izmaku ka nënvizuar se lideri i kësaj partie Fatmir Limaj është figura unike për të qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ajo këtu thekson se skena politike tani për tani është e përçarë.

“Nuk ka asnjë diskutim sa i përket qeverisë asgjë. Nuk ka filluar asgjë, ka mbet situata e re. Kemi qenë kundër votimit për kryetar të Kuvendit për zotëri Bashën edhe nuk ka pasë më tutje. Po them, nëse fillohet ka me fillu me karta të reja, ka me fillu gjithçka nga fillimi, edhe konstituimi i Kuvendit, edhe një kryetar tjetër i Kuvendit, apet ulemi në tavolinë dhe diskutojmë për një situatë të re politike. Sigurisht duke e menduar që endi ka nevojë shumë, shumë urgjente në krijimin institucioneve. Në këtë drejtim, Nisma e ka për qellim me ndihmu. Në çdo rrethanë edhe nëse do të ketë një proces tjetër ku do të hynë subjektet tjera në bisedime, ne do ta përkrahim. Nëse do të jemi vetëm ne, atëherë do të vendosim këtë kërkesë sepse vendit I duhet një figurë unike, plotësisht siç është zotëri Limaj që do ta udhëhiqte institucionin më të rëndësishme ligjvënës në vend, siç është Kuvendi. Dhe që sjell unifikim sepse e shohim që se skena politike është e përçarë, dhe për mes pasë procese të madha në interes nacional, ne kemi nevojë me pasë edhe lidership që ka dhe sjellë unifikim”, theksoi ajo në intervistën për Ekonominë Online.

Izmaku i bëri thirrje Vetëvendosjes që të ulin egon e tyre.

“Si deputete kisha dashtë në arsyeshmëri të lidershipit dhe kisha ftu me ulë egon, sepse tu luftu për ego personale dhe mentalitetin e militantëve, jemi ku jemi në këtë situatë. S’ka asnjë logjikë, dhe kryhen zgjedhje lokale, secili pozicionin e sheh ku është dhe përfundon balotazhi. Mendoj që kish me qenë shumë mirë partitë e mëdha, para se me vendos Nisma me shfaq një pozicion ato duhet me mendu shuamë seriozisht për vendin se kanë besim më të madhe dhe kanë obligim më të madhe prej qytetarëve për me ardh deri në vendimmarrje. Çfarë logjike ka me i harxhu milionat, ndoshta me ardh në një situatë të njëjtë. Dhe nuk e kuptojë pse duhet me bo, çfarë ego me fitu një deputet më shumë ose më pak dhe me dëmtu vendin Nuk ish dashtë me mendu asnjë subjekt politik”, tha ajo.