Vetëm edhe një kuti e panumëruar, ky është rezultati për Kuvendin e Mitrovicës së Jugut
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përkatësisht nëpër Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble.
Sipas përditësimeve të fundit që janë bërë në orën 08:14, Mitrovicë të Jugut ka mbetur pa u numëruar vetëm edhe një kuti e votimit, shkruan Zeri.info.
Nga 105 vendvotime, 104 janë procesuar deri më tani dhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 11 mijë e 978 vota ose 40.43 për qind.
E dyta është Lëvizja Vetëvendosje, e cila bartës të listës kishte Armend Begun dhe deri më tani ka arritur që të mbledhë gjithsej 6 mijë e 716 vota, ose 22,67 për qind.
Në vendin e tretë është “Guxo”, me 3 mijë e 819 vota, ose 12,89 për qind. /Zëri