Asllani pas triumfit ndaj Suedisë: Ky gol ka qenë për krejt shqiptarët

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili realizoi për 0-1 për Kosovën, pas triumfit ndaj Suedisë tha se kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën e tij.

Asllani tha se goli që shënoi është për nder të gjithë shqiptarëve.

“Sot është një ditë shumë, shumë e madhe në karrierën tem, besoj edhe në histori të Kosovës. Jam shumë i lumtur që kemi mujtë me fitu ketë lojë sot dhe të vështirë në Suedi, ekipi këtu e ka dhënë maksimalen. Jam i lumtur që kam mujtë me kontribu me gol”.

“Shansin ma ka dhënë trajneri, e kam shfrytëzu, e kam dhënë gollen. Na jemi shqiptar krejt, qekjo gol u kanë për krejt shqiptarët”, përfundoi Asllani.