Një ditë pas fitores së kombëtares, Osnabruck Kosova mposht ekipin serb
Më 12 tetor, një ditë pasi kombëtarja “Kuq e Zi”, arriti fitoren historike kundër Serbisë në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, erdhi edhe një festë tjetër për shqiptarët.
SV Kosova Osnabruck fitoi me rezultat 3:1 ndaj ekipit serb SVG Haste.
Pas ndeshjes, pati shumë emocione ku u festua me shqiponjë dhe me këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.
Klubi futbollistik Kosova Osnabruck është themeluar qysh nga viti 1995, pra tash e 30 vjet.
Skuadra bën pjesë në ligën e qytetit të Osnabruckut.