PDK-ja me më së shumti asamblistë në zgjedhjet e 12 tetorit

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se me rreth 97% të vendvotimeve të proceduara, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve sipas subjekteve politike, tashmë është pothuajse përfundimtare.

Sipas rezultateve deri të tanishme, PDK-ja kryeson me 208 asambleistë, e ndjekur nga LDK me 199, LVV me 188, dhe AAK me 98 sosh gjithsej, raporton Zeri.info.

Cakolli shprehet se në disa komuna ku ende nuk janë procesuar të gjitha votat mund të ketë ndryshime minimale.

“Në anën tjetër, votat me kusht dhe ato me postë, ndonëse zakonisht kanë ndikim simbolik në rezultatet e subjekteve politike, mund të bëjnë dallimin tek kandidatët individualë për asamble komunale brenda listave, që potencialisht fitojnë mandatin”, u shpreh Cakolli. /Zëri