Ambasadori i BE-së në Kosovë pret që transparenca dhe paqja të ruhen edhe në balotazh
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i konsideroi paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.
Ai, siç njoftoi BE-ja në Kosovë, tha se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të njëjtën në rundin e dytë të zgjedhjeve.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta pritet edhe në raundin e dytë”, thuhet në reagim.