Agim Aliu e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Ai është aset i PDK-së
Kryetari i sapozgjedhur i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur pas fitores së tij në zgjedhjet lokale, ku për herë të tretë me radhë ka marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën.
Aliu është shprehur mirënjohës për përkrahjen që ka marrë nga ferizajasit, duke thënë se besimi i tyre është përgjegjësi e madhe që e obligon për edhe katër vjet punë e përkushtim.
Ndër të tjera, Agim Aliu ka uruar edhe Ramiz Lladrovcin në Drenas.
“Ia uroj fitoren dhe i dëshiroj shumë suksese…”, tha Aliu në një intervistë për emisionin Kosova Live në T7.