Lista Serbe e fiton veriun e Mitrovicës me 60,25%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar të gjitha vendvotimet në Mitrovicë të Veriut, raporton Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, atje bindshëm ka fituar Millan Radojeviq nga Lista Serbe, me gjithsej 4 mijë e 669 vota, ose 60,25 për qind.
I dyti është Marko Jakshiq, nga iniciativa qytetare “Veriu për të Gjithë”, ka siguruar 652 vota, ose 12,28 për qind, ndërkaq kryetari aktual, Erden Atiq, ka arritur që të sigurojë vetëm 837 vota, ose 10,80 për qind. /Zëri