17 komuna zgjedhin kryetarët me të parën, 19 shkojnë në balotazh

Sot është mbajtur rundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku nga 38 komuna, 17 komuna e kanë zgjedhur kryetarin e tyre në rundin e parë.

Pa balotazh qytetarët e katër komunave veriore kanë arritur t’i zgjedhin kryetarët e tyre në rundin e parë, por edhe në komunat e tjera të banuara me shumicë serbe.

Ndërsa, në balotazh kutive do të votimit do t’u drejtohen qytetarët e Mitrovicës së Jugut, Prishtinës, Vushtrrisë, Gjakovës, Gjilanit, Dragashit, Kaçanikut, Klinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Rahovecit, Pejës, Prizrenit, Suharekës, Vitisë, Junikut, Kllokotit.

Kurse komunat që arritën në rundin e parë të zgjedhin kryetarë shqiptarë janë Podujeva, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istogu, Lipjani, Shtimja, Kamenica dhe Deçani.