Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me origjinë verilindore dhe jugperëndimore.
Gjatë ditës së sotme, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Po sipas këtyre të dhënave, temperaturat maksimale gjatë ditës së hënë parashihen të jenë 17 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale: 4-7° C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHMK-së.