Përmbyset rezultati në Mitrovicë, Peci del para Tahirit
Një garë e ngushtë është duke u zhvilluar në Mitrovicën e Jugut mes PDK-së dhe LVV-së.
Sipas rezultateve nga numërimi i 95,24% të vendvotimeve, kandidati i LVV-së, Faton Peci prinë për dhjetëra vota para kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri i cili ishte duke pri garës deri më tani.
Faton Peci - 47,96% (14,718 vota)
Arian Tahiri – 47,77% (14,662 vota)