KQZ: Dalja në zgjedhje - 39,07%
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit.
Radoniqi tha se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 791,123 votues, ose 39,07%.
Ai tha se aktualisht në shumë qendra të numërimit ka filluar numërimi i votave për kryetarë komune. /Zëri