Samiti i Paqes në Gazë, asnjë përfaqësues izraelit s’do të jetë i pranishëm në Egjipt

Izraeli nuk do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Gazë, i planifikuar për nesër në Egjipt, i organizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

“Asnjë zyrtar izraelit nuk do të marrë pjesë”, tha për AFP Shosh Bedrosian, zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Egjipti konfirmoi se do të organizojë një samit ditën e hënë për të finalizuar një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës. Më shumë se 20 udhëheqës, përfshirë Trump, do të marrin pjesë në samitin në Sharm El-Sheikh, tha një zëdhënës i presidencës egjiptiane. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer konfirmohen se do të udhëtojnë për në Egjipt sot. Ndërkohë nga Izraeli nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Lajmin e bëri me dije zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Trumpi pritet të vizitojë Izraelin ditën e sotme përpara se të shkojë në Egjipt. Vajza e tij Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner mbajtën gjithashtu një fjalim në tubimin në Tel Aviv ditën e djeshme.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të njoftuar të enjten, Hamasit iu dhanë 72 orë – deri në orën 12:00 sipas orës lokale të ditës së hënë, për të liruar të 48 pengjet që mban ende pas dy vitesh lufte, 20 prej të cilëve supozohet se janë gjallë. /euronews