Ambasadori britanik Hargreaves viziton qendrat e votimit në veri të vendit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar disa qendra të votimit në veri të Mitrovicës dhe Zveçan.
“Është shumë bukur të shoh njerëz që dalin dhe marrin pjesë në këto zgjedhje lokale shumë të rëndësishme për Kosovën”, tha ambasadori britanik përmes një videoje në Facebook.
Ai ka thënë se do të vizitojë edhe komunat e tjera.
“Ambasada Britanike ka ekipe në të gjithë vendin dhe jam shumë i kënaqur të shoh se si po zhvillohet kjo në të gjithë vendin dhe shpresoj të shoh shumë njerëz duke votuar dhe duke marrë pjesë”, tha ai.