Basha: Vota, mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë
Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale.
Basha, njoftoi përmes një postimi në Facebook, fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë.
Postimi i plotë i Bashës, pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë, unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.
Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.
Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie.
Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.