Lladrovci fton qytetarët që të votojnë, thotë se kanë evidentuar disa probleme nëpër oborre të shkollave

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat tjetër, sapo ka shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Ai ftoi qytetarët që të votojnë, përderisa theksoi se kanë vërejtur disa probleme nëpër shkolla dhe se i kanë adresuar këto probleme, raporton Zeri.info.

“I ftoj gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe të votojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Uroj sukses dhe uroj që zgjedhjet të shkojnë ashtu siç duhet, sa më mirë pa asnjë problem, ndonëse kanë filluar probleme të vogla nëpër oborre të shkollave, por ne kemi kërkuar që të merren të gjitha masat”, tha Lladrovci. /Zëri