Kurti fton qytetarët që të votojnë: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme në komunat tona
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Kurti pasi votoi, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhet, për ujin, për shëndetin, për shërbimet.... Përveçse qytetar të Republikës së Kosovës jemi edhe banorë të Komunës, prandaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën të bëhen hisedar në zgjidhjen e problemeve që kanë, për ti plotësuar nevojat e tyre”, theksoi Kurti. /Zëri